DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita zbulon çfarë po i ndodh gjatë këtyre muajve të shtatzënisë – AlpeGossip
DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita zbulon çfarë po i ndodh gjatë këtyre muajve të shtatzënisë

DO BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita zbulon çfarë po i ndodh gjatë këtyre muajve të shtatzënisë

Edhe pse muajt e pritjes së ëmbël kalojnë, Afërdita Dreshaj vazhdon të gëzojë të njëjtat forma fizike tërheqëse. Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë e saj një foto e veshur me një fustan të shkurtër, ku ka treguar se është gjithmonë e urritur.

“Gjithmonë e uritur. Në gjysmë të rrugës”, ka shkruar Dreshaj krah postimit ku ka rënë në sy eleganca e saj. Me siguri uria e Afërditës shpjegohet me faktin se është duke pritur fëmijën e saj të parë. Në një postim në ‘Instastory’ një ditë më parë, Dreshaj tregoi se fëmija i saj tashmë kishte madhësinë e një avokadoje.

Kujtojmë se lajmin e bukur Afërdita dhe Jakub e dhanë me anë të një videoje në ‘Instagram’ ku zbuluan se po prisnin një djalë.