“NUK FTOHET NJË PERSONALITET PËR…”/ Moderatorja tregon se çfarë i tha Mimoza Ahmeti pas videos që u bë virale – AlpeGossip
“NUK FTOHET NJË PERSONALITET PËR…”/ Moderatorja tregon se çfarë i tha Mimoza Ahmeti pas videos që u bë virale

“NUK FTOHET NJË PERSONALITET PËR…”/ Moderatorja tregon se çfarë i tha Mimoza Ahmeti pas videos që u bë virale

Moderatorja e njohur, Gerta Gixhari ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ku foli mbi karrierën dhe jetën e saj private.

Gixhari, u ndal në një prej momenteve më të sikletshme që i ka rastisur gjatë karrierës së saj 20-vjeçare në ekran; momenti me poeten Mimoza Ahmeti, i cili u bë mjaft viral në rrjet, pasi shkrimtarja fliste duke menduar se nuk ishte në transmetim.

“Unë fola thjesht me kameran aty. Pas Mozës nuk kishte reklama, se u transmetua sikur ca nuk ndodhi. Po jo, unë librin ia dhashë me dorën time. Unë kam vendosur që të kem sa më shumë të ftuar për t’i dhënë sa më shumë ritëm. Pas saj, ishte aktori Klodi Hoxha, më pas ishte dikush tjetër, dhe unë duhej të vazhdoja me emisionin. Ndërkohë Moza ishte e ftuar për librin se në atë kohë ishte panairi, por ajo nuk ishte e kënaqur me minutazhin. Më pas Moza më dërgoi një sms dhe ishte një lloj ndjese le të themi”, tregoi Gixhari.

Kujtojmë se Mimoza Ahmeti u revoltua gjatë intervistës pasi gazetarja i ndërpreu fjalën për të kaluar në reklama.

“Po ç’ështe kjo ftesë moj më qafsh, pash Zotin, ç’a janë këto emisione? Drejtpërdrejt je?! A më fal, të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’i prerë fjalën se erdhi reklama apo erdhi tjetra”, tha ajo.