“NATA E BARDHË” PLOT ME SURPRIZA/ Zbulohet emri i këngëtares që do të “ndezë” sheshin Skënderbej – AlpeGossip
“NATA E BARDHË” PLOT ME SURPRIZA/ Zbulohet emri i këngëtares që do të “ndezë” sheshin Skënderbej

“NATA E BARDHË” PLOT ME SURPRIZA/ Zbulohet emri i këngëtares që do të “ndezë” sheshin Skënderbej

Ashtu siç çdo vit, edhe këtë herë sheshi Skënderbej do të pushtohet nga tingujt e muzikës për “Natën e Bardhë”. Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka bërë të ditur se këngëtarja që do të ngjitet në skenë me 29 nëntor është Aurela Gaçe.

“A jeni gati për një festë të magjishme për Natën e Bardhë? Aurela Gace na pret të gjithëve te Sheshi “Skënderbej”. Tag miqtë dhe mos mungo!”, shkruan Veliaj.

Krahas Aurelës, pritet që në skenë të ngjitet edhe këngëtarja që mori pjesë në Sanremo Junior Melissa Magnaneli, si dhe Krenar Seiti, Xheisara. Vitin e kaluar, Bashkia Tiranë solli në Shqipëri këngëtaren Emeli Sande.