“SORRA I ULET NË KURRIZ”/ Romeo mbron Donaldin dhe hedh kunja – AlpeGossip
“SORRA I ULET NË KURRIZ”/ Romeo mbron Donaldin dhe hedh kunja

“SORRA I ULET NË KURRIZ”/ Romeo mbron Donaldin dhe hedh kunja

Përgjatë ditëve të fundit Donaldi është përfshirë në debate të ashpra me Arjolën dhe Ilirin në “Big Brother VIP”. Nisur nga kjo, Romeo ka bërë një postim thumbues në rrjete sociale.

Ai ka shpërndarë në Instagram një një mesazh që duket si kunjë për personazhet që i janë kundërvënë të vëllait, por pa përmendur emra.

”I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. As nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. Sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, shkruhet në statusin e Romeos.