Siç e dimë tashmë, ”Kënga Magjike” do të vijë së shpejti në ekranet tona.
Para disa muajsh, Ardit Gjebrea lajmëroi se do të ketë ndryshime thelbësore në jurinë dhe votimin e këtij edicioni të ”Këngës Magjike 2019”.
Ditën e sotme, moderatori ka postuar një foto ku tregon saktësisht se cilët personazhe do të jenë pjesë e jurisë. Ai ka zbuluar se në juri do të jenë: Jonida Maliqi, Armend Rexhepagiqi, Arben Skënderi, Enkel Demi, Dj Miss Rose dhe Dj Stone.
Moderatori e ka shoqëruar foton me një përshkrim që tregon se kjo juri do të ketë më shumë përgjegjësi se çdo vit tjetër dhe vota e tyre në këtë edicion nuk do të vlejë vetëm për artistët e rinj por gjithashtu dhe për artistët BIG. /AlpeGossip.al











![Koha për relaks! Dua Lipa tregon super format trupore dhe i ka dy fjalë për ata që e kanë inat[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/diteeelumturrrperduaaa-400x301.jpg)


