KJO NUK PRITEJ/ Arbana Osmani nuk do të jetë në dasmën e Ledionit dhe Sarës – AlpeGossip
KJO NUK PRITEJ/  Arbana Osmani nuk do të jetë në dasmën e Ledionit dhe Sarës

KJO NUK PRITEJ/ Arbana Osmani nuk do të jetë në dasmën e Ledionit dhe Sarës

Siç dhe ju treguam më parë në këtë artikull, sot do të mbahet në një vend ekskluziv pranë liqenit të Komos në Itali dasma e shumëpërfolur e Sara Hoxhës dhe e Ledion Liços.

Deri më tani, ne të Blitz.al ju kemi treguar se cilët janë disa nga të ftuarit kryesorë të cilët kanë mbërritur që prej mbrëmjes së djeshme në Komo ku do të mbahet dasma. Siç dhe ishte parashikuar nga të gjithë, moderatorët kryesorë të Top Channel dhe ata të cilët kanë shumë vite aty e për rrjedhojë janë kthyer edhe në miq shumë të mirë të çiftit, do të jenë pjesë e dasmës. Xhemi Shehu dhe Eno Popi janë aktualisht në Komo, ndërkohë që në asnjë postim në rrjete sociale nuk kemi parë Arbana Osmanin.

Burime ekskluzive për Blitz.al bëjnë me dije se në mesditë Arbana Osmani është parë në Tiranë, pranë zonës së shtëpisë së saj, çka na bën të dyshojmë se moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” nuk do të jetë prezente në dasmën e Ledionit dhe Sarës e cila është sot në mbrëmje.

Me një kërkim të thjeshtë të udhëtimeve nga Tirana në Milano (ndalesa e domosdoshme tranzit për të shkuar në Komo) është edhe një linjë ajrore që niset nga Tirana në orën 16:00, por neve nuk na e do mendja se Arbana do ta kishte lënë për moment të fundit kurimin dhe rregullimin për dasmën e madhe duke arritur në “minutën e fundit” në eventin e rëndësishëm.

Arbana është një nga imazhet kryesore të Top Channel, ndër të parat figura të Top Media-s dhe një ndër mikeshat më të ngushta të Ledionit dhe Sarës, ose të paktën e tillë ka qenë deri pak vite më parë. Prej kohësh është përfolur për krisjen e miqësisë së Arbanës me Ledionin, por dhe familjen Hoxha, zëra që u hodhën poshtë me publikimin e ndonjë fotoje sporadike, tek tuk të Arbanës me Ledionin, apo me Lorin. E megjithatë mungesa e saj në dasmë besoj është një lajm që ndez kuriozitetin e të gjithëve ne. Nuk ka patur një ftesë për Arbanën? Apo Arbana ka refuzuar ftesën?

Megjithatë mbetet të shohim në vijim nëse Arbana do të na surprizojë të gjithve, duke marrë avionin e fundit për Milano dhe duke u shfaqur në mbrëmje krah dasmorëve të tjerë. /Blitz.al/