LEI KRAJA SAPO NA PREZANTOI ME MOTRËN/ Mendoni dhe ju se ato ngjajnë (FOTO) – AlpeGossip
LEI KRAJA SAPO NA PREZANTOI ME MOTRËN/ Mendoni dhe ju se ato ngjajnë (FOTO)

LEI KRAJA SAPO NA PREZANTOI ME MOTRËN/ Mendoni dhe ju se ato ngjajnë (FOTO)

Lei Kraja është një moderatoret sportive më seksi në vend. Që në fillim të karrierës ajo ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj dhe madje për këtë gjë është lakuar edhe nga mediat e huaja. Shpesh ka ndodhur që mediat e huaja të shkruajnë për modertaoret më të bukura shqiptare dhe mes tyre është përmendur edhe Lei.

Moderatorja për shumë vite ka jetuar larg Shqipërisë, në Amerikë, vend në të cilin vazhdon ende të jetojë familja e saj. Për këtë arsye Lein nuk e kemi parë të shfaqet shpesh me familjarët e saj, mirëpo së fundmi ajo na ka prezantuar me motrën.

Lei ka postuar në rrjete sociale një foto me motrën e saj, që quhet Miriam dhe nuk e dimë nëse është më e madhe apo më e vogël se moderatorja. Në foton e publikuar dy motrat shfaqen pranë njëra-tjetrës dhe Lei ka pyetur ndjekësit e saj nëse ngjasojnë apo jo me njëra-tjetrën.

Pjesa më e madhe e tyre thonë se ngjajnë bashkë dhe në fakt motrat kanë shumë tipare të njëjta. Ato të dyja kanë tipare të errëta dhe duken si hija e njëra-tjetrës.

Kujtojmë se Lein e kanë akuzuar për ndërhyrje estetike në fytyrë, sidomos për buzët, por ajo ka treguar se deri më tani nuk ka pasur nevojë të bëjë asgjë të tillë.

Për të 1 miliontën herë, buzët e mia nuk janë  të bëra. Lexoni në internet për disa ndryshime midis buzëve fallco dhe të vërteta, kështu që nuk keni pse të komentoni më. Buzët e mia janë gjithmonë të plasaritura dhe kanë vija”, ka shpjeguar Lei.