RIKTHEHET NË EKRAN JONIDA VOKSHI/ Ja spektakli ku do ta shohim – AlpeGossip
RIKTHEHET NË EKRAN JONIDA VOKSHI/ Ja spektakli ku do ta shohim

RIKTHEHET NË EKRAN JONIDA VOKSHI/ Ja spektakli ku do ta shohim

Pak muaj më parë, me anë të një postimi në Instagram Jonida Vokshi njoftoi se pas plot 10 vitesh është larguar nga platforma e ‘Digitalb’. Ajo bëri të ditur se e prisnin projekte të tjera afatgjata dhe njërin prej tyre e ka zbuluar sot. Jonida do të jetë anëtare jurie në spektaklin e njohur “Top Talent”. Kështu Jonida është rikthyer sërish në Top Channel, por këtë herë me një rol të ri.

“Shume e lumtur qe ne kete dite Krishtlindjesh te anoncoj per ju qe prej janarit do te jem pjese e jurise se show-t me talente te reja nga fusha te ndryshme, Top Talent, ne Top Channel”, shkruan Jonida.

Në jurinë e “Top Talent” janë 4 anëtarë: Olti Curri, Anita Haradinaj, Jonida Vokshi dhe Hervin Çuli. Spektakli do nisë nga janari dhe do prezantohet nga Ori Nebijaj.