“DONALDI PUTHTE VAJZA QË 13-VJEÇ”/ Vëllezërit Veshaj nxjerrin ‘sekretet’ e njëri-tjetrit: Do martohem para Romeos – AlpeGossip
“DONALDI PUTHTE VAJZA QË 13-VJEÇ”/ Vëllezërit Veshaj nxjerrin ‘sekretet’ e njëri-tjetrit: Do martohem para Romeos

“DONALDI PUTHTE VAJZA QË 13-VJEÇ”/ Vëllezërit Veshaj nxjerrin ‘sekretet’ e njëri-tjetrit: Do martohem para Romeos

Vëllezërit binjakë më të dashur për publikun, Romeo dhe Donald Veshaj, kanë dhënë sot një intervistë për “Wake Up”, ku folën për emisionin e tyre më të ri në Top Channel, “Më lër të flas”.

Por sigurisht që dy moderatorët e emisionit të mëngjesit, Ori Nebijaj dhe Isli Islami, i kanë ngacmuar paksa me pyetje më pikante. Madje atyre iu bënë edhe një lloj testi se sa e njihnin njëri-tjetrin, duke qenë se janë binjakë.

 

Intervista:

E dashura e parë e Donaldit dhe sa vjeç ka qenë atëherë?

Romeo: E dashura e parë e Donaldit? Ai ka qenë 13-14 vjeç. Ka qenë Don Zhuan i madh.

Kush mund të martohet i pari nga ju të dy? Si tip?

Donaldi: Me plane, nuk eci me plane. Si tip besoj Romeo

Romeo: Jo, jo, asnjëherë. Ti thuaj të vërtetën, pse kështu

Donaldi: E kemi folur ndonjëherë që të them të vërtetën?

Romeo: Që më shikon mua se do martohem shumë larg, po e kemi folur

Donaldi: Ok, ti bëjmë qejfin. Romeo do martohet larg, unë do martohem më herët

Kur keni qarë për herë të fundit?

Donaldi: Romeo ka qarë natën finale të BBV

Romeo: Donaldi ka qarë kur dëgjoi rastin e një zonje që fitoi një nga udhëtimet