NUK MUND TË LAHENI SHPESH NË DIMËR? Përdorni këto dy produkte bukurie – AlpeGossip
NUK MUND TË LAHENI SHPESH NË DIMËR? Përdorni këto dy produkte bukurie

NUK MUND TË LAHENI SHPESH NË DIMËR? Përdorni këto dy produkte bukurie

Jeni sëmurë? Nuk mund të laheni sepse keni ftohtë? Në fakt kjo është diçka e zakonshme gjatë dimrit. Megjithatë në këto ditë të vështira mund të mbështeteni në këto dy produkte bukurie.

Shampoja e thatë

Floku i yndyrshëm është një problem shumë i zakonshëm. Për ta zgjidhur këtë gjë ndonjëherë detyrohemi t’i lajme flokët 4 herë në javë apo çdo ditë. Kjo nuk është e rekomandueshme, sepse e dëmton flokët tuaj dhe sidomos në dimër. Për ta shmangur, duhet të përdorni një shampo të thatë, e cila është në formë pluhuri dhe aplikohet njësoj si llaku i flokëve.

Letrat e lagura

Nëse nuk mund të laheni për arsye të ndryshme, mund të përdorni letrat e lagura. Përveçse nuk do u duhet të përballeni me të ftohtin, do të ndiheni të pastër, sepse këto letra janë antibakteriale dhe largojnë të gjitha mikrobet.