NUK NA E PRISTE MENDJA/ Ja fobitë më të çuditshme të të famshmëve shqiptarë – AlpeGossip
NUK NA E PRISTE MENDJA/ Ja fobitë më të çuditshme të të famshmëve shqiptarë

NUK NA E PRISTE MENDJA/ Ja fobitë më të çuditshme të të famshmëve shqiptarë

Porsi Kylie, që ka fobi filxhanët e pluhurosur, edhe këta të famshëm shqiptarë frikësohen nga gjëra krejt të pazakonta.

Anxhela Peristeri ka fobi shkallët elektrike. Si pasojë e kësaj frike të pashpjegueshme, iu desh të shkurtonte fustanin para performancës në skenën e “Këngës Magjike,” thjesht që të mos detyrohej të përdorte shkallët elektrike. Me bishtin që kishte fustani para shkurtimit, nuk ecte dot.

Eni Çobani ka fobi të mbetet vetëm ose ka fobi thjesht vetminë. Kaq tha juristja në një intervistë për Rudinën tetorin e shkuar.

Aurela Hoxha ka fobi nga njerëzit që s’janë shumë të bukur, ose e thënë më mirë, njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë. Deklarata e saj nevrikosi opinionin publik, por si çdo gjë tjetër, zgjati vetëm tre ditë.

Florjan Binaj ka fobi bamjet. Ia bëjnë lëkurën mornica-mornica. E bezdisin sidomos qimet e bishtajave. Në një intervistë për Kastro Zizon, aktorit i vunë para një pjatë me bamje dhe ai nisi të përtypej i sikletosur.

Jonida Vokshi ka fobi leshterikët. Kur ishte e vogël, Jonida për pak u mbyt në det ngaqë iu penguan këmbët në leshterikë. U nis pa dashje drejt Italisë dhe aty nisi fobia jetëgjatë.

Era Rusi ka fobi tërmetet. Ngaqë e ka shtëpinë në katin e shtatë, këngëtarja ka frikë se nuk do të arrijë të zbresë poshtë në kohë në rastin e një tërmeti.

Ronela Hajati ka fobi fantazmat. “Kam frikë nga shpirtrat. Në përgjithësi nga gjërat që nuk mund t’i shoh, ndërsa nga ato që mund t’i shoh nuk kam frikë fare,” ka thënë Ronela.

Evi Reçi ka fobi binjakët. Kur sheh dy binjakë, nuk arrin të përqëndrohet. Madje, nëse martohet me dikë që ka një binjak, për të “do të ishte tmerr.”

Albana Osmani ka fobi karkalecat jeshilë. Një herë i hodhën një karkalec në trup dhe ajo humbi ndjenjat. Po nëse karkaleci është ngjyrë tjetër ç’ndodh?

Xhemi Shehu ka fobi shkrepëset, me të cilat u përball gjatë paraqitjes së saj në “Dua të të bëj të lumtur.” Biem dakord që fobia nga shkrepëset është më e çuditshmja në këtë listë.