E TMERRSHME! Aktori i Portokalli-së tentoi të vrasë veten, vuante nga depresioni dhe bulizmi (FOTO) - AlpeGossip
E TMERRSHME! Aktori i Portokalli-së tentoi të vrasë veten, vuante nga depresioni dhe bulizmi (FOTO)

E TMERRSHME! Aktori i Portokalli-së tentoi të vrasë veten, vuante nga depresioni dhe bulizmi (FOTO)

Emisioni i humorit që na shoqëron çdo të dielë, “Portokalli”, prej kohësh ka qenë një prej emisioneve më të ndjekur e më të komentuar nga shqiptarët. Së fundmi, trupa e aktorëve ka pasur disa prurje të reja, ndër të cilët përmendim aktorin Alex Seitaj.

Në një intervistë për ‘Paronama Plus’, Alex ka pranuar se vuante nga depresioni dhe bulizmi. Kjo gjendje e tij ka ndodhur para disa kohësh kur ai ishte ende në shkollë.
“ Është mëkat të mos guxosh vetëm sepse të tjerët mund të të tallin apo të reagojnë keq.”- thotë ai.

Aktori rrëfen se si ka mundur të dalë nga kjo gjendje depresioni dhe të heqë dorë nga mendimi për të vrarë veten.
“Tani ajo periudhë është shndërruar për mua si një burim frymëzimi. Unë kam vazhduar të flas kundrejt sensibilizimit të njerëzve ndaj problemeve psikologjike dhe mendore, si depresioni apo ankthi.”

“Më vjen mirë që shumë më kanë shkruar, duke u identifikuar me historinë time dhe duke kuptuar që me guxim dhe ndihmën e duhur gjithçka do të shkojë mirë.”

“Në fund të fundit, historia ime nuk ësh-të një histori dorëzimi, por mbijetese. Dhe këtë duhet ta dinë të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështira në jetën e tyre.”

Burimi ‘Panorama Plus’