“NORA ISTREFI PËRLOTET NE EMISION “/ Ka qënë humbja më e madhe për mua (FOTO) – AlpeGossip
“NORA ISTREFI PËRLOTET NE EMISION “/ Ka qënë humbja më e madhe për mua (FOTO)

“NORA ISTREFI PËRLOTET NE EMISION “/ Ka qënë humbja më e madhe për mua (FOTO)

Në moshën 18-vjeçare, Nora Istrefi u përball me humbjen më të madhe, kur babai i saj ndërroijetë. Duke folur për të në një intervistë për “Mirage”, Nora u emocionua shumë dhe u përlot.

“Isha 18 vjeç kur babi u nda nga jeta ime dhe e gjithë familjes. Kam kujtime të mira pafund. Ka qenë një njeri i qetë, unë i kam ngjarë shumë. Ka qenë babi më i mirë, jo sepse ka qenë babi im, por më ka përkrahur shumë. Gjatë fillimit të karrierës gjithmonë shkoja në koncerte me të. Kurrë s’më ka bërtitur, e kam pasur si shok dhe ka qenë humbja më e madhe për mua dhe familjen. Nuk kam pasur dëshirë të flas për këtë temë sepse mërzitem shumë. E kujtoj me shumë nostalgji si babi më i mirë që ka ekzistuar dhe ka qenë humbja më e madhe që kam përjetuar deri tani”, u shpreh Nora me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhej.