Doni seks të mirë? Ja se çfarë duhet të shmangni – AlpeGossip
Doni seks të mirë? Ja se çfarë duhet të shmangni

Doni seks të mirë? Ja se çfarë duhet të shmangni

Ushqimet si arrat dhe çokollata e ngrohin atmosferën, por janë disa ushqime të tjera shuajnë epshin. Më mirë do të ishte të kurseni dhe t’i shmangni ato para seksit.

Hot dog
Edhe pse hot dog-u është shumë i shijshëm, nuk është aq i mirë në qoftë se keni ndërmend të bëni “aktivitete plotësuese” në krevat. Në përbërjen e tij ka yndyra të ngopura që mbushin arteriet e organit gjenital të femrës dhe mashkullit dhe në këto rrethana seksi do të jetë shumë i dobët.

Mente
Mentoli në gjethen e mentes redukton nivelet e testosteronit dhe dëshira për seks zvogëlohet. Nëse ju përtypni çamçakëz me shije mente mund të keni probleme me nxehjen dhe kjo sigurisht nuk do të jetë e rehatshme gjatë seksit.

Toniku
Nëse ju pëlqen të pini xhin tonik, ne ju rekomandojmë që ta shmangni për netët kur ju jeni të sigurt që do të bëni seks. Nga pijet me gaz duke përfshirë ujë mineral dhe pije të buta, ju mund të ndiheni të fryrë. Kinina, një përbërës i cili i jep shije të hidhur tonikut mund të ulë përkohësisht nivelin tuaj të testosteronit.

Patatinat e skuqura
Sikurse te hot dog-u, yndyra e ngopur në patatinat e skuqura mund të ndikojë negativisht në nivelet e testosteronit dhe qarkullimit. Sasi të mëdha të kripës mund të ndikojnë negativisht tek meshkujt që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, dhe është më e vështirë për të mbajtur ereksionin.

Ushqimi i konservuar
Të gjitha ushqimet e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit të cilat mund të shkaktojnë fryrje pasi kripa nxit mbajtjen e ujërave.