E njohim të gjithë si MODELE/ Nuk do ta besoni sesi ka qenë MORENA, e gjitha me NDERHYRJE…(FOTO) – AlpeGossip
E njohim të gjithë si MODELE/ Nuk do ta besoni sesi ka qenë MORENA, e gjitha me NDERHYRJE…(FOTO)

E njohim të gjithë si MODELE/ Nuk do ta besoni sesi ka qenë MORENA, e gjitha me NDERHYRJE…(FOTO)

E njohim si një modele dhe këngëtare të zonjën dhe shumë atraktive, e cila kohët e fundit jo vetëm që është bërë shumë aktive në rrjetet sociale por edhe është bërë shumë joshëse.
Nuk i ka as 24-orë që në mediat rozë tashmë ka nisur të qarkullojë lajmi se këngëtarja është në lidhje me një miliarder iranian, emri i të cilit është Sasha Sobhani.

Ndonëse si emër nuk është i njohur për shumë kë, Sobhani është një afarist miliarder nga Teherani i cili përkohësisht jeton në shtetin turk, shkruan GazetaBlic.

Ai është goxha i njohur në botën arabe dhe emër i përfolur në disa skandale në një prej tyre edhe për vrasje, pasi ai ka qenë i akuzuar për humbjen e jetës së një djali të ri në një ndenj të shfrenuar, natën – por që më pas ishte liruar nga akuzat.

 

Pos kësaj, ka pasur raste kur ai ka nxjerrë publikisht vajzat me të cilat ka kaluar natën duke bërë edhe selfie pranë tyre – ku ato shihen të zhveshura.Por le t’i kthehemi Morena Tarakut! Morena Taraku ka bërë emër në trojet shqiptare krejt fal mundësisë që iu dha duke fituar kështu titullin e Miss Kosovës.

Ajo tash është 25-vjeçe dhe gëzo një famë të konsiderueshme fal bukurisë së padiskutueshme që e ka bërë.

Ajo nuk ka qenë gjithmonë një vajzë kaq e pashme, të paktën ekzistojnë shumë fotografi që e faktojnë gjithë këtë që po themi.Kushdo nga ne mund ta vërej “nga aeroplani” dallimin e madh PARA dhe PAS, të Morena Taraku. Duke nisur nga buzët, më pas hunda e deri tek mollëzat të gjitha vërehet të kenë pësuar ndryshime të mëdha. Po ta shihte në fillimet e saja miliarderi iranian, vështirë se do t’i bënte përshtypje Morena.

 

Ajo tash është një modele shumë e kërkuar dhe e luan rolin e një vajze që nuk ia di fundin parasë, të paktën të dashurin e ka miliarder!

Më parë patëm raportuar për veshjet e shtrenjta që ajo mbanë në trup kur vetëm një fustan i saj kushton hiç më pak se 18 rroga minimale në Kosovë! Pos kësaj ajo ka edhe një shtëpi luksoze dhe veturë luksoze po ashtu.

Të gjitha këto vështirë se për një periudhë 8-vjeçare do t’i bënte ndokush vetëm duke nxjerrë foto në “Instagram” e duke lëshuar këngë në YouTube.

Kujtojmë që shumë shpejt Taraku do të publikoj bashkëpunimin e saj që do të titullohet “Femnat”.