Këngëtari i famshëm i fiksuar pas femrave më të mëdha: Zbulohet lidhja me aktoren – AlpeGossip
Këngëtari i famshëm i fiksuar pas femrave më të mëdha: Zbulohet lidhja me aktoren

Këngëtari i famshëm i fiksuar pas femrave më të mëdha: Zbulohet lidhja me aktoren

Prej kohësh duket se këngëtari i njohur Nick Jonas është i fiksuar pas femrave më të mëdha në moshë. Pas lidhjes së shumëpërfolur me aktoren Kate Hudson dy vite më parë, së fundmi nisën thashethemet se po “gjuante” Jenna Deëan, pasi kjo e fundit u nda nga bashkëshorti.

Gjithsesi ditën e sotme të gjitha mediat kanë nisu të shkruajnë për një histori të re, për një romancë me aktoren 35- vjeçare indiane Priyanka Chopra.

Nick dhe Piyanka njihen prej pak kohësh me njëri-tjetrin, por miqësia e tyre ka përparuar aq shumë sa thuhet se e kalojnë gjithë kohën bashkë.

“Priyanka dhe Nick po flisnin shumë afër dhe ishin gjithë kohës të qeshur e të lumtur. Nuk po përpiqeshin të ishin privat, siç kanë bërë në publik, por ishin ulur pranë dhe ishin të gëzuar”, tha një burim për “Us Weekly”.

Burime të afërta pranë të dyve pohojnë dyshimet për ndonjë lidhje të mundshme dhe fotot po na i shtojnë më shumë dyshimet.

Një vit më parë yjet pozuan të dy bashkë në Met Gala 2017. Chopra tha më pas për foton:

“Kishim veshur të dy Ralph Lauren dhe vendosëm që të dilnim bashkë dhe të argëtoheshim”.