17 FILMA NË GARË/ Nis festivali i Filmit “Berlinale 2019-të” në Berlin – AlpeGossip
17 FILMA NË GARË/ Nis festivali i Filmit “Berlinale 2019-të” në Berlin

17 FILMA NË GARË/ Nis festivali i Filmit “Berlinale 2019-të” në Berlin

Nis edicioni 69-të i Festivalit të Filmit në Berlin. Në garë këtë vit janë 17 filma, mes të cilëve 7 prej tyre janë realizuar nga regjisore femra. Pas këtij edicioni, që përfundon në datë 17 shkurt, drejtori aktual i Berlinales, Dieter Kosslick, do të heq dorë nga drejtimi i Festivalit.Pas këtij edicioni Dieter Kosslick, s’do të jetë më drejtor i Berlinale-s.

“Përmes pjesëmarrjes së grave, veçanërisht regjisoreve, Berlinale rikonfirmon angazhimin e saj për të konsoliduar edhe më shumë perceptimin rreth barazisë gjinore, një iniciativë e ndërmarrë para debateve aktuale”, ka deklaruar përmes një njoftimi për shtyp drejtori i Berlinale-s Dieter Kosslick, kritik dhe gazetar kinematografik me famë botërore.

Në garën e këtij viti të nisur, e që do të zgjasë deri në 17 shkurt, nga 17 filma në konkurs, 7 janë realizuar nga regjisore femra. Edhe pse ende nuk mund të flitet për barazi, me siguri që e gjitha kjo është tregues i një zhvillimi pozitiv. Në këtë aspekt Berlinalja e këtij viti mund të konsiderohet si edicioni më feminist, të paktën në nivel sasior.

Kuotat rozë të festivaleve të tjerë të mëdhenj të kinemasë ndërkombëtare nuk mund të krahasohen në këndvështrimin numerik me Berlinalen: Festivali i Kanës në 2018-ën prezantoi në përzgjedhjen zyrtare vetëm 3 filma të drejtuar nga gratë, ndërsa Ekspozita e kinemasë në Venecia u konfirmua si e klasifikuara e fundit me vetëm një regjisore femër. Mirëpo Berlinale nuk mjaftohet me kaq. Pasi i dorëzoi vitin e kaluar për të dytën herë radhazi “Ariun e artë” një gruaje, regjisores rumune Adina Pintilie, me filmin e saj “Touch me not”, një film eksperimental që trajton temën e abuzimeve seksuale;nesër pritet që angazhimi i këtij festivali për promovimin e kinemasë femërore do të bëhet zyrtarë përmes një protokolli për barazinë gjinore.

Edhe juria e Berlinit këtë vit do të vishet në rozë. Do të jetë në fakt aktorja franceze Juliette Binoche, presidentja e jurisë së festivalit të 69-të të festivalit ndërkombëtar të kinemasë së Berlinit.

Pas këtij edicioni Dieter Kosslick do të lërë në fakt vendin si drejtor i Berlinales, por duke lënë pas një histori të pasur, pikërisht për rolin që ka pasur në promovimin e femrës në kinema.