SURPRIZA/ “Dancing With The Stars” do të ndizet sonte nga muzika popullore – AlpeGossip
SURPRIZA/ “Dancing With The Stars” do të ndizet sonte nga muzika popullore

SURPRIZA/ “Dancing With The Stars” do të ndizet sonte nga muzika popullore

Një mbrëmje spektakolare pritet të sjellin sot konkurrentët e Dancing With the Stars Albania.

Mjafton të themi që sonte në skenën e madhe të kërcimit do të buçasë fort daullja e klarineta, do të kërcenhen vallet më të bukura tradicionale shqiptare dhe është krejt e thjeshtë për ta besuar se sot do të jetë një ndër netët më të bukura të këtij spektakli. Atmosfera festive, e zbukuruar dhe me kostumet shumëngjyrëshe të veriut, jugut apo dhe Shqipërisë së Mesme, është e garantuar. Por festa nuk do të jetë e tillë deri në fund, sepse gara mbetet garë në Dancing With the Stars Albania.

A do të ketë sot eliminime? Producentja Holta Dulaku ka treguar se në këtë edicion të paprtituar në formula garash e eliminimesh janë më të paparashikuarat se çdo edicion tjetër. Po aq sa dhe surprizat familjare e personale që po u bëhen konkurrentëve VIP. Kujtojmë se vetëm një javë më parë ishin dy anëtarët e jurisë Alfred Kaçinari dhe Ema Andrea që u surprizuan me ardhjen dhe kërcimin në skenën e Dancing ëith the Stars, të dy fëmijëve të tyre Gjergj Kaçinarit dhe Sara Kapos. Përlotja e Emës së mahnitur prej së bijës bëri xhiron e rradhës në gjithë rrjetet sociale. Kujtojmë se vetëm një javë më parë konkurrentët u ndanë në dy grupe, në Të mirët dhe Të këqinjt. Ishin pikërisht këta të fundit që u futën në rrezik eliminimi, bazuar tek vota e publikut, sipas të cilit i eliminuari i rradhës ishte Xhani Shqerra.

Po sonte çfarë do të ndodhë me garën? Çfarë suprizash janë gatuar me konkurrentet? E vetmja gjë që dijmë është se do të këndojmë e kërcejmë nga shtëpite, të rrëmbyer nga festa në Dancing. Pjesa tjetër, mbetet vetëm për t’u zbuluar nga ekrani i Vizion Plus, sapo spektali të fillojë në orën 20.45.