E kush tha që sillet keq me gazetarët? Ja si përulet Berisha para tyre – AlpeGossip
E kush tha që sillet keq me gazetarët? Ja si përulet Berisha para tyre

E kush tha që sillet keq me gazetarët? Ja si përulet Berisha para tyre

Rreth një javë më parë, një nga argumentet për të cilat u shkrua dhe u diskutua së tepërmi, ishte një debat televiziv mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Gjithçka nisi në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit ku diskutohej për marrëveshjen e detit. Molla e sherrit mes pozitës dhe opozitës ishte caktimi i Artur Meçollarit në grupin negociator. Berisha e kundërshtoi fort këtë kandidaturë, duke thënë se është spiun.

Njëri nga panelistët e Vasilit kërkoi shpjegime nga Berisha, që të sqaronte, spiun i kujt është Meçollari. Kjo bëri që Berisha të kërkojë me anë të një lidhjeje telefonike që të përgjigjej. Por biseda devijoi nga thelbi, pasi Berisha dhe Hoxha filluan një debat i cili përfundoi me ofendime nga të dy palët.

Pas këtij momenti, shumë opinionistë dënuan Berishën si njeriu që fyu gazetarin dhe si njeriu që nuk di të sillet me ta. Ndërkohë, ne kemi këtë foto të realizuar para Parlamentit, ku Berisha me një gjest përulësie, i ndalohet reporterëve me mirësjellje për t’iu përgjigjur interesit të tyre.