Në ditën e baballarëve, Dua Lipa flet për të atin dhe Kosovën: Do ta bëjmë atë vend akoma më të njohur! – AlpeGossip
Në ditën e baballarëve, Dua Lipa flet për të atin dhe Kosovën: Do ta bëjmë atë vend akoma më të njohur!

Në ditën e baballarëve, Dua Lipa flet për të atin dhe Kosovën: Do ta bëjmë atë vend akoma më të njohur!

17 qershori është cilësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuar si “Dita e Baballarëve” dhe në të gjithë botën organizohen festa dhe aktivitete për hir të baballarëve.

Në kuadër të kësaj dite, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka shkruar një mesazh të gjatë për të atin, Dukagjon Lipa, të cilin e falenderon për kulturën e punës që i ka dhënë dhe nismës së tij më të re në Kosovë: “Sunny Hill Festival”.

“Jam kaq krenare për babain tim, Dukagjin Lipa, i cili pati një ide dhe një ëndërr dhe po bën realisht atë që ka pasur në mendje” , – shkruan Dua.

“Më pëlqen të mendoj që një pjesë të këmbënguljes dhe ‘urisë’ për punë e kam marrë nga të dy prindërit e mi. Ai kishte idenë e një festivali në Prishtinë, Kosovë me shumë artistë të huaj e vendas për të ndihmuar që Prishtina të kthehet në një destinacion për të gjithë kulturë-dashësit. Ne jemi kaq me fat që miqtë tanë na janë bashkuar në këtë nismë, e cila ka bërë bashkë artistët vendas dhe ndërkombëtar më të fun dhe më të mirë në rajon” , – vazhdon Dua.

“Sunny Hill Festival do të mbahet këtë verë në Gërmia dhe 25% e biletave do të shkojnë për të rinjtë që fokusohen në art dhe kulturë. Jam e lumtur që do të vij pak ditë më herët se festivali për të vizituar qytetin tim të lindjes dhe për të bërë pak punë për bamirësi”, – përfundon këngëtarja e “Neë Rules”.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet në datat 10 – 11 – 12 gusht në parkun më të madh në Prishtinë, Gërmia dhe do të mbledhë emrat më të njohur të skenës në Kosovë dhe jo vetëm.

Dua Lipa, Stanaj, Mc Kresha, Ledri, Gjiko, Lumi B e shumë të tjerë do të jenë aty për të na dhënë një prej festivaleve më të mirë në rajon dhe jo vetëm!