Kohë të vështira për “Sulltaneshën Kosem”, aktorja çdo ditë në spital – AlpeGossip
Kohë të vështira për “Sulltaneshën Kosem”, aktorja çdo ditë në spital

Kohë të vështira për “Sulltaneshën Kosem”, aktorja çdo ditë në spital

Beren Saat është një ndër aktoret më të dashura të publikut shqiptar dhe pas rolit të fundit si Sulltanesha Kosem, duket se ka arritur majat e aktrimit në Turqi.
Edhe pse Beren është përpjekur ta mbajë sa më larg nga vëmendja publike jetën private, duket se po i kalon ditët e fundit në spital.

Megjithëse lëvizjet e shumta nga shtëpia në spital nuk kanë kaluar pa u komentuar.

Siç shkruajnë mediat turke, e ëma e aktores së njohur, Ayla Saat, është në spital prej disa ditësh. Shkak i shtrimit të saj janë bërë problemet reumatike.

Mësohet se Ayla Saat nuk ka mundur të lëvizë kohët e fundit për shkak të enjtes së duarve dhe të këmbëve.

Për këtë arsye, aktorja është parë ta vizitojë çdo ditë të ëmën në spital duke u kujdesur për gjendjen shëndetësore të saj.