“S’I RRIS DOT DUART,BËNI CELULARË MË TË VEGJËL”/ iPhone-t e rinj janë shumë të mëdhenj dhe kjo është seksiste – AlpeGossip
“S’I RRIS DOT DUART,BËNI CELULARË MË TË VEGJËL”/ iPhone-t e rinj janë shumë të mëdhenj dhe kjo është seksiste

“S’I RRIS DOT DUART,BËNI CELULARË MË TË VEGJËL”/ iPhone-t e rinj janë shumë të mëdhenj dhe kjo është seksiste

iPhone Xs Max është  iPhone më i madh deri më sot, me një ekran 6.5 inch.

Për disa është gjithçka që kanë dashur në jetë, sidomos për ata me duar të mëdha, por për të tjerët – sidomos për gratë – ky celular mund të thyhet sa herë përdoret shkujdesshëm.

 Përveçse po prodhon celularë shumë të mëdhenj për duart e grave, Apple gjithashtu ndaloi prodhimin e iPhone SE, me ekran 4 inch.

Njerëzit iu drejtuan Twitter-it për t’u ankuar se kompania s’merr parasysh trupat e grave. Duart e grave janë rreth tre centimetra më të shkurtra se duart e burrave dhe thuajse 2 centimetra më të ngushta.

“S’i rris dot duart. Ju lutem bëni celularë më të vegjël,” shkruan dikush. “S’e kuptoj pse Apple ndaloi së prodhuari  të vetmin celular të përshtatshëm për duart e grave,” shton dikush tjetër.”

Aktivistët dhe politikanët bien dakort. Sophie Walker, kreu i partisë Women’s Equality, thotë se shpërfillja e grave në Apple vihet re kudo, duke e përshkruar kompaninë si të dominuar nga burrat dhe të fiksuar me përmasat.

Aktivistja feministe Caroline Criado Perez tha se prej kohësh vuante prej dhimbjeve të kyçit, thjesht sepse përdorte një celular shumë të madh për duart e saj. Me kalimin e kohës, ajo hoqi dorë nga iPhone 6 dhe bleu një iPhone SE.

Jess Philips, deputete britanike, gjithashtu shtoi se nevojat e grave injorohen për hir të zhvillimit teknologjik dhe zhvillimit në dizajn. “Standarti është ai që i përshtatet një burri. Kompanitë si Apple duhet të kuptojnë se normalja duhet të jetë ajo që u përshtatet gjithë klientëve,” tha ajo.

Sam Smethers, drejtori i organizatës Fawcett Society, tha se jetët e grave do të përmirsoheshin dukshëm nëse kompanitë do t’i merrnin në konsideratë nevojat e tyre.

Apple s’ka komentuar në lidhje me çështjen.