BORA DHE BEATRIX SËRISH “PËRPLASJE” NË RRJETET SOCIALE/ Ja çfarë postojnë moderatorja dhe këngëtarja – AlpeGossip
BORA DHE BEATRIX SËRISH “PËRPLASJE” NË RRJETET SOCIALE/ Ja çfarë postojnë moderatorja dhe këngëtarja

BORA DHE BEATRIX SËRISH “PËRPLASJE” NË RRJETET SOCIALE/ Ja çfarë postojnë moderatorja dhe këngëtarja

Dyshja tërheqin vëmendje në çdo postim të tyre në rrjetet sociale, ku numërojnë shumë ndjekës. Kësaj here moderatorja dhe këngëtarja, kanë vendosur t’i dedikojnë përsëri një postim ndjekësve dhe fansave të tyre.

Me anë të një postimi në Instastory, Bora Zemani ka ripostuar një video që fansat e saj kanë krijuar. Krahas videos, moderatorja shkruan thjesht hashtagjet #teambora dhe #borators, duke i shoqëruar me një zemër.

Ajo ka shprehur dashurinë e saj për fansat edhe në seksionin e komenteve të videos së krijuar nga ata. Në komente Bora shkruan: “Të mirat e mia”, shoqëruar përsëri me zemra.

Nga ana tjetër edhe Beatrix Ramosaj ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto për të falendëruar ndjekësit e saj. Beatrix ka publikuar një foto-kolazh që kishin ndërtuar fansat e saj, krahas së cilës shkruan: “Ju dua! #teamtrixa.”

Ajo që vihet re është se të dyja kanë zgjedhur të njejtën ditë për t’iu dedikuar një postim fansave të tyre (madje me hashtagjet #teambora dhe #teamtrixa), megjithëse nuk përjashtohet mundësia se kjo mund të jetë thjesht një rastësi.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka një “përplasje” e tillë me postimet e moderatores dhe këngëtares në rrjetet sociale. Nora publikoi pak kohë më parë ka publikuar një video që fansat e saj kishin krijuar. Krahas videos, moderatorja ka bërë një shkrim falendërues për të gjithë fansat e saj.

“Oh sa më preku kjo video. Mbështetja juaj është shpërblimi më i madh për mua!! Veç të tjerash ju kam dhe kaq të talentuar dhe duket në çdo foto apo video që më dedikoni! Ju e dini që ju shoh dhe kam gjithmonë buzëqeshje në fytyrë! Nuk e mendoja ndonjëherë që njerëz që nuk i njeh, mund të të japin kaq shumë forcë e dashuri! Ju jeni fansat e mi?! Jo, unë jam fansja juaj për dashurinë pa kushte që më jepni çdo ditë! Ju dua!”- shkruan moderatorja.