MEZI PO PRESIM/ Ja kur nis emisioni i shumëpritur në “Top” me Bietën, Enon dhe Enedën – AlpeGossip
MEZI PO PRESIM/ Ja kur nis emisioni i shumëpritur në “Top” me Bietën, Enon dhe Enedën

MEZI PO PRESIM/ Ja kur nis emisioni i shumëpritur në “Top” me Bietën, Enon dhe Enedën

Prej disa muajsh “Top Channel” ka lajmëruar se do të risjell sërish në ekran emisionin e zbulimit të talenteve në moderim, gazetari dhe jo vetëm ‘Top Talent’. Vitin e kaluar ky spektakël pati shumë bujë dhe shumë të rinj të pasionuar pas televizionit konkurruan deri sa në fund u shpallën dhe fituesit.

Këtë vit spektakli pësoi disa ndryshime, dhe siç u lajmërua pak javë më parë prezantuese e tij do të jetë këngëtarja Eneda Tarifa, ndërsa pjesë e jurisë do të jenë Eno Popi, Muhamed Veliu Salsano Rrapi, Elona Duro dhe Bieta Sulo.

Ndërkohë që të gjithë mezi po e presin, pak orë më parë Top Channel ka zbuluar dhe ditën kur do të nis spektakli. Në një postim në rrjetet sociale është mësuar që ‘Top Talent 2’ nis të premten në orën 9 duke zëvendësuar kështu ‘The Voice Kids’ që javën e kaluar shpalli dhe fituesin.