DASËM PËRRALLORE NË MAROK/ Martohen Klea Huta dhe Elgit Doda (FOTOT) – AlpeGossip
DASËM PËRRALLORE NË MAROK/ Martohen Klea Huta dhe Elgit Doda (FOTOT)

DASËM PËRRALLORE NË MAROK/ Martohen Klea Huta dhe Elgit Doda (FOTOT)

Moderatorja e njohur Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun. Vetëm para disa ditësh u bë e ditur se Klea është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen prindër për herë të parë. Pas lajmit të shtatzënisë, çifti ka ndarë një tjetër lajm të bukur me fansat: Klea dhe Elgiti më në fund i kanë thënë ‘Po’ njëri-tjetrit!

Dyshja kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, në një ceremoni private në Marok. Pak minuta më parë, Elgiti dhe Klea kanë ndarë në profilin e tyre të Instagramit fotot më të ëmbla nga dasma.

Mbrëmjen e djeshme moderatorja i fshiu të gjithë fotot nga llogaria e saj në Instagram, ndërsa sot ka publikuar fotot e para e veshur si nuse.

Nga ana tjetër Elgiti ka publikuar një foto teksa i puth duart të shoqes dhe shkruan: “Unë thashë po! Faleminderit që ekziston!”