SHËNIM/ Historitë e dhunës, faljes dhe nevojës për zgjidhje – AlpeGossip
SHËNIM/ Historitë e dhunës, faljes dhe nevojës për zgjidhje

SHËNIM/ Historitë e dhunës, faljes dhe nevojës për zgjidhje

Nuk është rasti i parë e me siguri nuk do jete as i fundit që temat e trajtuara në emisioni si ai i “Dua të të bej te lumtur” ngacmojnë jo pak rrjetin dhe qytetarët.

Një nga momentet më të perfolura është ai i sezonit të shkuar kur bashkëshortja donte ti kërkonte falje burrit të saj, pasi ky i fundit e kishte dhunuar dhe kjo e kishte denoncuar e dërguar rrjedhimisht pas hekurave. (?!)

Ajo që u zbulua shpejt, e pranuar edhe nga vetë ata është se e gjitha ishte një mashtrim duke ngritur jo pak pikëpyetje për seriozitetin e programit dhe historive që trajtohen në të.

Rasti i djeshëm konsistonte në bashkëshortin (Bledi) i cili i kerkoi falje gruas së tij(Majlindes) jo vetëm për dhune fizike, por edhe për “tentativë vrasje” pasi e kishte çuar kete te fundit në pyll dhe e kishte dhunuar mizorisht vetëm prej xhelozisë së sëmurë.

Siç e thoshte edhe gruaja vetë: Po mos kisha ikur në atë moment, nuk do isha sonte këtu.

Si për ti paraprirë irritimit në rrjet, që me tregimin e historisë moderatorja Arbana Osmani tha se ky rast nuk ka si qëllim promovimin e dhunës. 

Po atëherë, kë ka?

Problemi qendron se Majlinda ndonëse koshiente për të gjithe traumën që i kishte shkaktuar bashkeshorti, sërish i kishte dhene një tjeter mundësi dhe sërish e fali edhe “Live” në emision.

Ajo që e bën akoma më të rende situatën veç fjalisë së saj “e bëj per kalamajtë” ishin edhe duartrokitjet e publikut, a thua se aty u shpreh dashuria e nuk u trajtua dhuna më keq se asnjehere më parë.

Sepse të perballësh në emision burrin e gruan, kur ata janë në shtëpi çdo ditë, në vetvete nuk ke bërë asgjë. Ama, të sjellesh një psikolog/e apo qoftë edhe një të afërm të Majlindës( që nuk dinin thuajse pjesën me të madhe të dhunës) ateherë po, themi se ke hedhur një hap më shumë.

Fill pas kësaj historie, u trajtua edhe ajo e një vajze vetëm 11 vjeçe (Klodiana) që ishte ftuar në emision nga e ëma (Rubia). Kjo e fundit punonte thuajse gjithë pasditen deri natën vonë, dhe Klodiana mbante veten, si dhe motrën e vellain 2 e 5 vjeç.

Pasi Rubia i kerkoi falje vajzës, emisioni i dhuroi tablo penela dhe disa fustane. Këto dhurata sipas stafit dhe moderatores, Klodiana do të mund ti perdorte pasi të kishe vënë në gjumë vëllain dhe motrën e saj.

Rikujtojmë ketu se Klodiana është vetëm 11 vjeçe. Ajo në fakt duhet ti marri edhe fustanet edhe tablotë e të vijojë aktivitetin kur të dëshirojë ajo pasi është vetem një fëmijë.

Sërish, zgjidhje nuk pati. Emocion po, debat po por jo zgjidhje. 

Të njejtin shqetësim duket se ndan edhe një prej psikologeve të njiohura Adelina Pjetra me ane të një statusi në “Facebook”.

Arbana sigurisht që ia ka dalë të bej një prej emisioneve më te ndjekura nga shqiptarët, siç vetëm ajo di me origjinalitetin e saj. Por, vetëm trajtimi i temës nuk i bën ata të lumtur. Ofrimi i një alternative, si pershembull një dado për fëmijët në vend të fustaneve, patjetër që po.

ALPEGossip.al