NUK E PRISNIM/ Yjet e Hollywood arrijnë marrëveshjen për divorcin… – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Yjet e Hollywood arrijnë marrëveshjen për divorcin…

NUK E PRISNIM/ Yjet e Hollywood arrijnë marrëveshjen për divorcin…

Yjet e Hollywood Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë finalizuar përfundimisht procedurat e tyre të gjata të divorcit.

Raportohet se aktorët kanë arritur në një marrëveshje, ndërsa Affleck ndodhet në një qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit.

Çifti, i cili u nda në vitin 2015 pas 10 vitesh martesë, do të nënshkruajë divorcin pasi aktori të përfundojë tajtimin e tij sipas TMZ.

Ben dhe Jennifer nuk kanë pasur një marrëveshje paramartesore dhe përveç kësaj, kanë rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre, Violet, 12, Seraphina, 9 dhe Samuel, 6 vjeç.

Marrëveshja vjen pasi Affleck u fut në qendrën e rehabilitimin pas ndarjes nga e dashura Lindsay Shookus dhe flirtit me modelen e Playboy Shauna Sexton.

Ndërsa fotografën dokumentuan momentin kur Jennifer i erdhi në ndihmë aktorit duke e çuar në qendrën e rehabilitimit me makinë.

Affleck ka qenë dhe më parë në qendër rehabilitimi në vitin 2001 dhe në 2017.