Ikona e modës Karl Lagerfeld u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 85 vjeçari pasi po përjetonte një sëmundje të keqe në Francë.
Stilisti i njohur gjerman ishte i njohur për mendjemprehtësinë e tij por gjithashtu kishte edhe mjaft eksperiencë në kritikat e pamëshirshme e sarkastike ndaj të tjerëve.
Vite më parë ai e quajti këngëtaren e njohur Adele si të shëndoshë, edhe pse pasi e tha këtë u mundua ta rregullonte duke thënë se edhe pse e tillë, ajo ishte e bukur dhe me një zë magjepsës.
“Kim e ka fajin vetë. Nuk mund ta reklamosh mirëqenien tënde, e më pas të ankohesh pse dikur tjetër do ta ndajë me ty.
U shpreh ai, ndaj Kim Kardashian teksa ajo deklaroi se ishte viktimë e një grabitjeje në Paris.
“Kate Middleton ka një siluetë të këndshme dhe është femra e duhur për atë djalë. E dua atë lloj femre, i pëlqej bukuritë romantike. Por nga ana tjetër e motra ngec diku. Nuk e pëlqej fytyrëne motrës së saj. Ajo duhet të tregojë vetëm të pasmet.” ishte deklrata e Karlit për motrat e familjes mbretërore.
“Nëse do isha një femër në Rusi do isha lesbike, sepse djemtë janë shumë të shëmtuar”, ishte deklrata e Karli e cila ofendoi një komb të tërë, duke u nisur nga Lana Del Rey.
Më pas, lumi i kritikave përfshiu edhe kancelarene gjermanisë, Angela Merkel.
‘I know someone in Germany who took a young Syrian and after four days said, ‘The greatest thing Germany invented was the Holocaust”.
“njoh dikë në Gjermani i cili kishte punësuar një të ri sirian dhe pas 4 ditëve u shpreh: Gjëja më e mirë që shpiku ishte Holokausti” , kjo deklaratë e tij nuk u mirëprit aspak nga populli gjerman dhe shpërthyen në kritka ndaj tij.
/AlpeNews.al