"U VRAVA PAK POR..."/ Momenti kur Kiara Tito u rrëzua në ditëlindjen e saj (VIDEO) - AlpeGossip
“U VRAVA PAK POR…”/ Momenti kur Kiara Tito u rrëzua në ditëlindjen e saj (VIDEO)

“U VRAVA PAK POR…”/ Momenti kur Kiara Tito u rrëzua në ditëlindjen e saj (VIDEO)

Kiara Tito në datën 19 janar mbushi plot 24 vjeçe, teksa e pamë të shkëlqente ditën e ditëlindjes së saj, në një mbrëmje të organizuar deri në detajin më të vogël dhe në shoqërinë e miqëve të saj më të afërt.

Por Kiara ka ndarë një video ku tregon se pas gjithë asaj bukurie dhe gjithçkaqe aq të arrirë qëndronte edhe rrëzimi i saj gjatë ceremonisë së ditëlindjes duke festuar. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në pozat e saj, me qëndrimin joshës, sot e pamë ndryshe dhe në një moment të sikletshëm.

Duhet të pranojmë se ishte shumë qesharake, por njëkohësisht le të themi dhe se edhe gjatë rrëzimit “goca e Ditëlindjes” dukej seksi dhe tërheqëse si gjithmonë. “U vrava pak, por ja ka vlejt” shkruan Kiara, dhe kështu na tregoi se e ka shijuar në maksimum 24 vjetorin e saj.