Amelia qenka mollë sherri: Alban Skënderaj rrëfehet për zënkat me Miriamin për të bijën (FOTO) - AlpeGossip
Amelia qenka mollë sherri: Alban Skënderaj rrëfehet për zënkat me Miriamin për të bijën (FOTO)

Amelia qenka mollë sherri: Alban Skënderaj rrëfehet për zënkat me Miriamin për të bijën (FOTO)

Kantautori i famshëm Alban Skënderaj ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në ‘Top Channel” ku krahas projekteve muzikore dhe koncertit të tij të shumëpërfolur të titulluar “Hapësira e një ëndrre”, ai foli edhe për çështje familjare.

I pyetur nga moderatorët nëse ai dhe Miriami zihen për shkak të vajzës së tyre Ameli, Albani nuk ka ngurruar aspak ta pranojë një gjë të tillë.

“Sa të duash! Është normale. Kur vjen në jetë një fëmijë, qendra e debatit është ajo. Unë sidoqoftë jam në minorancë dhe duhet ta mbyll pak gojën…”-ka rrëfyer artisti i njohur.

Dhe jo vetëm kaq, por Skënderaj gjithashtu ka deklaruar se në fillim, kishte dashur që të bëhej baba i një djali.

“Në fillim e kisha pak këtë… çun! Do ta mbaja me vete, do ta çoja në kurs, në futboll… Por për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati!”-është shprehur Skënderaj, duke pohuar se ardhja në jetë e Amelisë ka ndikuar fuqishëm edhe në krijimtarinë e tij artistike. Burimi: Anabel.al