Pas shumë spekulimesh, aktorja e famshme dhe aktivistja, Cynthia Nixon deklaroi të hënën se zyrtarisht do të hedhë kandidaturën për tu bërë guvernatore e New York.
Ylli i ‘Sex and the City’ njoftoi lajmin me anë të një postimi në Twitter.
“Unë e dua New York dhe sot shpall kandidaturën time për guvernatore,”-shkruajti Nixon të hënën. “Unë kurrë nuk kam jetuar në asnjë vend tjetër, por diçka duhet të ndryshojë. Ne duam që qeveria jonë të fillojë të punojë sërish nën kujdesin shëndetsor, duke i dhënë fund burgosjeve masive, duke rregulluar metrotë.Ne jemi të lodhur nga politikanët që kujdesën më shumë për tituj dhe pushtet sesa për ne. Nuk mund të jetë më thjesht biznes.”
Aktorja e “Sex and the City” do të sfidojë Guvernatorin demokrat Andrew Cuomo në shtator.