U PËRFOL SE ËSHTË NË NJË LIDHJE ME AKTORIN ITALIAN/ Khloe Kardashian flet për herë të parë: Ai është shumë seksi… – AlpeGossip
U PËRFOL SE ËSHTË NË NJË LIDHJE ME AKTORIN ITALIAN/ Khloe Kardashian flet për herë të parë: Ai është shumë seksi…

U PËRFOL SE ËSHTË NË NJË LIDHJE ME AKTORIN ITALIAN/ Khloe Kardashian flet për herë të parë: Ai është shumë seksi…

Prej disa ditësh po qarkullon një lajm në mediat e huaja, ku thuhet se yll televiziv Khloe Kardashian është në një lidhje me aktorin e njohur italian, Michele Morrone.

Lidhur me këtë, 38-vjeçarja ka folur në episodin e fundit të “The Kardashians”, ku shprehet se aktori e kishte ndihmuar shumë atë që të harrojë ish-partnerin e saj, Tristam Thompson.

Ajo tha që Michele i kishte rënë në sy teksa përkrahte motrën e saj Kim Kardashian në shfaqjen e saj të modës “Dolce & Gabbana” në Milano.

“Unë mendoj se ai është shumë seksi. Ai është si një burrë! Unë dua një burrë të mirë. Ai është padyshim i nxehtë, i gjatë dhe muskuloz. Ai është shumë mirë”, tha Khloe.

Më pas ajo shtoi: “Kam pasur një vit pak të vështirë, kështu që jam e emocionuar që jam në një mjedis të ri dhe kam energji të reja.”

Kujtojmë që 38-vjeçarja dhe Tristan i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga fundi i verës në kohën kur Khloe dhe Thompson mirëpritën së bashku fëmijën e tyre të dytë, i cili lindi përmes një nëne surrogate. Të dy janë gjithashtu prindër të vajzës True 4-vjeçare.