“ME FAT QË E KAM NË JETËN TIME”/ Adrola Dushi flet pas lajmeve për lidhjen me Capital T (FOTO) – AlpeGossip
“ME FAT QË E KAM NË JETËN TIME”/ Adrola Dushi flet pas lajmeve për lidhjen me Capital T (FOTO)

“ME FAT QË E KAM NË JETËN TIME”/ Adrola Dushi flet pas lajmeve për lidhjen me Capital T (FOTO)

Adrola Dushi dhe Capital T kanë qenë së fundmi shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja janë në një lidhje. Ishte foto e postuar nga Capital T ajo që nisi thashethemet, të cilat dyshja i mohuan.

Mbrëmjen e sotme, Adrola ishte e ftuar në emisionin “NIN”, ku Adrola ka folur për herë të parë rreth lajmeve.

“Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe ndihem shumë mirë që e kam në jetën time”, tha Adrola.

Alaudin: Si shok?

Adrola: Si shok sigurisht.

Kur u pyet lidhur me pjesëmarrjen në videoklip, Adrola tha se kanë qenë duke dëgjuar këngët e reja së bashku dhe “C’est la vie” i ka pëlqyer shumë dhe kanë vendosur ta sjellin me videoklip.