RRËNQETHËSE/ 10 raste të frikshme ku njerëzit kanë parashikuar të keqen në ëndrra – AlpeGossip
RRËNQETHËSE/ 10 raste të frikshme ku njerëzit kanë parashikuar të keqen në ëndrra

RRËNQETHËSE/ 10 raste të frikshme ku njerëzit kanë parashikuar të keqen në ëndrra

Këto 10 raste tregojnë hisoritë e njerëzve që kanë ëndërruar gjëra të këqija dhe më pas u kanë ndodhur vërtet.

1. Një herë, nëna ime pa në ëndërr një grua që i rrinte në cep të krevatit dhe i thoshte të nxirrte mamin dhe tezen time nga dhoma ku po flinin. E pa për tre netë rresht në ëndërr deri kur i tha mamit dhe i nxorri nga aty. Atë natë, çatia e dhomës së mamit dhe tezes ra mbi krevate. Kur ia përshkroi babit gruan që i doli në ëndërr, ai i tha se ishte mami i tij, që kishte vdekur kur ai ishte i ri.

2. Një natë, në orën katër, pata ndjesinë më të çuditshme. Duhej të zbrisja në kat të parë, të sigurohesha që dyert dhe dritaret ishin të gjitha të mbyllura. U ngrita dhe i kontrollova nga dy herë dhe dy prej dritareve ishin hapur. Një orë më vonë, diçka u godit me forcë te dera e parme dhe kur nuk hyri dot, tentoi të hapte dritaret. Nuk e mora vesh kurrë çfarë ishte, por jam shumë e lumtur që e pata si ndjesi.

3. Unë dhe shoqja ime e ngushtë jemi shumë të afërta me njëra-tjetrën. Një ditë, kur po kthehesha me autobus nga shkolla, më telefonon e trembur dhe më thotë të zbres. Kishte imagjinuar sikur autobusi im do të pësonte një aksident të tmerrshëm. M’u duk shumë e çuditshme, por zbrita gjithsesi dhe hipa te tjetri. Më thanë se duhet të prisja ca sepse kishte ndodhur një aksident me autobusin nga i cili zbrita. Nuk u zë besë këtyre gjërave, por ky rast më shokoi.

4. Njëherë, pashë në ëndërr sikur duhet të lija punën. Krejt nga hiçi. S’isha e sigurt pse, por ndjesia ishte aq e fortë sa dhashë dorëheqjen. Vendi ku punoja unë, u bë shkrumb e hi pak ditë më vonë. U lënduan shumë njerëz, por për fat të mirë askush nuk vdiq.

5. Unë punoj orët e para të mëngjesit dhe ndonjëherë, kur kthehem në shtëpi, shtrihem të fle. Një të mërkurë në dhjetor, erdha në shtëpi dhe fjeta. Pashë në ëndërr sikur dikush që njihja personalisht po mbytej për vdekje. Të premten, pashë në lajme se një shok i imi nga gjimnazi ishte mbytur për vdekje në zyrën e tij. E kishin vrarë të mërkurën, rreth të njëjtës orë kur e kisha parë në ëndërr.

6. Një ditë, në Dallas, rrugët ishin mbuluar me akull dhe dëborë dhe si pasojë, shkollat ishin mbyllur. Mora shefen në telefon për ta pyetur në mund të sillja vajzën në punë se s’e lija dot vetëm. Pas pesë minutash rrugë, pata një ndjesi të keqe dhe e ktheva në shtëpi dhe e udhëzova si të kujdesej për veten. Sa hapa derën e punës, një pike këmbimi parash, mua dhe koleges sime na drejtuan armën dhe na vodhën. Jam shumë e lumtur që e ktheva vajzën në shtëpi.

7. Pak javë më parë, mora kot – edhe pse s’kishte ndodhur asgjë e keqe. Kisha një ndjesi të tmerrshme. I thoja vazhdimisht të dashurit se s’doja të përjetoja atë që do të ndodhte. Vërtet vuaj nga ankthi dhe ndonjëherë marr flakë kot, por kjo herë ishte ndryshe. Dy ditë më vonë, kushëriri im vdiq në një aksident të tmerrshëm me makinë. Më rrënoi tërësisht mua dhe familjen time.

8. Kur isha 17 vjeçe, i dashuri im më telefononte çdo ditë pasi dilte nga shkolla. Çdo ditë, pa harruar. Një ditë, u ktheva në shtëpi dhe kisha një ndjesi të keqe. Ndjeva nevojën ta telefonoja unë e parë. S’isha e sigurt në do ta hapte sepse duhej të ishte në klasë, por e mora dhe e mora pafund, duke qarë si e çmendur. Më telefonoi në mbrëmje sepse kishte pësuar një krizë dhe ishte në spital. Gjëja më e çuditshme që më ka ndodhur.

9. Pashë në ëndërr sikur isha në mes të qytetit – qielli i mbushur me tym të zi dhe sirena shurdhuese. Disa orë më vonë, po ecja në qendër me shokët dhe qielli u bë vërtet i zi, sirenat na shurdhuan. Mesa duket,  vatha më e madhe e qytetit kishte marrë flakë. Nuk pati të lënduar, por zjarrfikësit thanë se ishte zjarri më i madh që kishin parë në 25 vite.

10. Motra ime pa në ëndërr sikur vranë një djalë në lagjen tonë. Tha se s’e kishte parë kurrë djalin në fjalë, as i dinte emrin. Dy ditë më vonë, pamë në lajme një djalë – djalin nga ëndrra e motrës sime. Ishte djali i një shoqeje të mamit dhe ishte goditur me thikë për vdekje.

Burimi: BuzzFeed