ZBULOHEN EMRAT/ Ja cilët janë dy moderatorët e rinj të “Portokallisë” (FOTO) – AlpeGossip
ZBULOHEN EMRAT/ Ja cilët janë dy moderatorët e rinj të “Portokallisë” (FOTO)

ZBULOHEN EMRAT/ Ja cilët janë dy moderatorët e rinj të “Portokallisë” (FOTO)

Ditën e djeshme, regjisori i spektaklit të humor “Portokalli” zbuloi se programi do të kishte ndryshime dhe prurje të reja.

“Fillojmë me 4 moderatorë, do të jetë një surprizë interesante fillimi i këtij sezoni, do të vazhdojmë me surpriza të tjera. Kemi shumë produkt i cili pret të shfaqet dhe jemi të kënaqur me rezultatin. Do jenë 2 aktorë të rinj meshkuj, por do të ketë edhe femra që do të vijojnë në sezon. Do të ketë të ftuar edhe aktorë të njohur”, u shpreh Basha.

Ditën e sotme “Revista Who” ka zbuluar emrat e dy moderatorëve të rinj që do të prezantojnë krah Salsanos dhe Xhemi Shehut. Ata do të jenë dy aktorët e spektaklit, të cilët do të vijnë të transformuar si personazhe të politikës shqiptare.

Bëhet fjalë për Delinda Dishën në rolin e Elisa Spiropalit dhe Rezart Veleshnjës i cili do të jetë në rolin e Erion Braçes.