NË KARANTINË PREJ KORONAVIRUSIT/ Ashley Graham ushqen djalin me gji dhe tregon sqetullat e padepiluara (FOTO) – AlpeGossip
NË KARANTINË PREJ KORONAVIRUSIT/ Ashley Graham ushqen djalin me gji dhe tregon sqetullat e padepiluara (FOTO)

NË KARANTINË PREJ KORONAVIRUSIT/ Ashley Graham ushqen djalin me gji dhe tregon sqetullat e padepiluara (FOTO)

Që është një femër e pakompleksuar ajo dihet tashmë dhe Ashley Graham e tregon këtë në çdo gjë që bën. Gjithmonë ka qenë krenare për format e saj shpërthyese dhe të bëshme dhe mëmësia e ka bërë akoma më krenare. Modelja over size vazhdon të luftojë në rrjetet sociale për të drejtat e femrave shtatzëna.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Në Instagram ajo poston një video ku shfaqet duke i dhënë gji djalit të saj dhe i kërkon fansave donacione të vogla për të blerë këmisha dhe mjete mjekësore për repartin e gjinekologjisë të spitalit të New York. Më pas ajo shfaqet natyrale teksa tregon sqetullat e padepiluara.

Emergjenca e koronavirusit ka mbërritur tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë me vete një seri problemesh. Me të gjitha burimet që kanë spitalet, te cilat shkojnë për pandeminë e kronavirusit, repartet e tjera mbeten të boshatisura.

Spitali i New York, për të ‘kursyer’ maska dhe këmisha, nuk lejon asnjë prej familjarëve të hyjë në sallën e lindjes, një situatë që për Graham është e patolerueshme. E ndjeshme për këtë teme, Ashley i bën një apel ndjekësve të saj që u kërkon të kontriubojnë. Ashley regjistron videomesazhin teksa ushqen të voglin e saj Isaac me gji. Ajo flet teksa i është drejtuar telekamerës duke u shfaqur me reçipeta.

Në një video tjetër në Instastory Ashley shfaqet me kanatiere të bardhë dhe bën shaka më ndjekësit. Trupi i saj i bëshëm nuk është aspak një problem për të, përkundrazi ka një motiv për ta treguar, pa fshehur krahun pak të tonifikuar dhe vazhdon të bëjë shaka edhe për depilacionin që në kohë karantine dhe një bebe të vogël, kalon në plan të dytë.

(BalkanWeb)