Së fundi, Gwyneth Paltrow festoi ditëlindjen e 47 dhe bashkëshorti i saj, Brad Falchuk i dedikoi postimin e detyrueshëm në Instagram. Në dallim nga gjithë urimet e tjera të kësaj natyre, Brad i nxorri në pah të metat gruas së tij në dukje perfekte.
Nën një foto pa grim të aktores, Falchuk shkroi një paragraf të gjatë që shpeh dashurinë e tij pa kushte për Gwyneth, përfshirë të metat e saj. “Sot është ditëlindja e Gwyneth kështu që do ta them – ajo është njeriu më i mirë në botë. S’është perfekte – sensi i humorit anon nga i pisti, nevrikoset me shoferët e tjerë, s’i qesh buza para filxhanit të parë me kafe, e konsideron dehidratimin si mangësi personaliteti dhe ushqimet e pamarinuara i lëndojnë ndjenjat,” shkruan Brad.
Ai vijon me: “Me gjithë këto të meta, hiret e ngrenë – sy blu që shohin më të mirën te njerëzit dhe një shtyse e palodhur për t’i bërë të tjerët të shohin më të mirën te vetja. Duar të buta dhe puntore që i përdor për të bërë pitet më të shijshme për të më bërë të ndihem në shtëpi, me prekjen më të vogël. Kureshtje ekstreme dhe trimëri ekstreme për ta ndarë me të tjerët këtë kureshtje.”
“Ajo është një nënë dhe njerkë e palodhur, bashkëshortja më e mirë. Gjithë shoqet e saj e dinë që është kampionia e tyre dhe se askush s’vishet më mirë se ajo. Është pambarimisht mahnitëse, e suksesshme në çdo gjë që bën dhe pi uiski dhe ha ushqime të thata e prapë ia del të duket aq mirë. Gëzuar ditëlindjen, dashuri. E di që s’jam i pari që them ‘falë Zotit që ekziton.’ Të dua,” përfundon ai, ndoshta urimin më romantik sot për sot.
Gwyneth e aprovon mesazhin me një koment të thjeshtë. “Vdiqa. Të dua,” tha ajo dhe u zhduk.
Ndërkohë, shoqja e aktores, Kate Hudson, shtoi një tjetër të metë që Brad s’e përmendi. “Harrove të shtosh që kur nevrikoset me shoferët e tjerë, vetë i jep makinës si e çmendur,” shkruan ajo.
Do fillojmë të mendojmë që Gwyneth është njeri si gjithë të tjerët, po mjaft.