TË PANDARË/ Pamje të Sias dhe Joelit duke luajtur bashkë do t’ju ëmbëlsojnë ditën - AlpeGossip
TË PANDARË/ Pamje të Sias dhe Joelit duke luajtur bashkë do t’ju ëmbëlsojnë ditën

TË PANDARË/ Pamje të Sias dhe Joelit duke luajtur bashkë do t’ju ëmbëlsojnë ditën

Moderatorja Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Dyshja e njohur janë prindër të dy fëmijëve, një djali i cili quhet Joel dhe një vajze 1-vjeçe që quhet Sia.

Shumë të ndjekur dhe shumë aktiv në rrjetet sociale, si Ami dhe Ermali publikojnë shpesh moment me dy fëmijët të cilët që tani kanë krijuar fansat e tyre.

Pak minuta më parë, Ami ka publikuar një video ku vogëlushja Sia dhe vëllai i saj Joel janë duke u argëtuar dhe luajtur me njëri-tjetrin. Siç shihet dhe nga pamjet, Sia tashmë ka filluar të qëndrojë në këmbë dhe shfaqet teksa i shkon nga pas Joelit dhe kërkon të luajë më të.