Pas martesës me sportistin çek Afërdita Dreshaj dhe mikesha e saj kanë një fjalë me Shpat Kasapin – AlpeGossip
Pas martesës me sportistin çek Afërdita Dreshaj dhe mikesha e saj kanë një fjalë me Shpat Kasapin

Pas martesës me sportistin çek Afërdita Dreshaj dhe mikesha e saj kanë një fjalë me Shpat Kasapin

Vetëm disa javë më parë këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë lidhjen e saj me sportisin çek Jakub Kindl. Një ceremoni dasme madhështore, e cila u pasua nga një muaj mjalti i mrekullueshëm.

Mirëpo historia e dashurisë së Afërditës me sportistin çek nuk është pritur mirë nga të gjithë, nisur nga fakti që u martua me një të huaj dhe jo një shqiptar. Vetëm pak kohë më parë ajo është thumbuar pikërisht për këtë gjë edhe nga Shpat Kasapi, me të cilin ka pasur një histori të gjatë dashurie.

Shpat Kasapi komentoi në një foto të Xhesika Berberit të postuar nga Ermal Mamaqi në Instagram, i cili ftonte ndjekësit e tij ti bënin pyetje modeles shqiptare. Këngëtari e pyeti Xhesikën nëse do të lidhej edhe ajo me një djalë jo shqiptar sikurse mikesha e saj, duke thumbuar kështu Afërditën.

Mirëpo ndërsa Xhesika është shprehur e lumtur për zgjedhjen që ka bërë mikesha e saj, dje modelja shqiptare është pyetur nëse ajo a do ta kishte pranuar Shpat Kasapin për burrë.

“A e kishe pranu Shpat Kasapin për burrë?”, e pyet modelen shqiptare një ndjekës i saj në Instagram.

Xhesika ka zgjedhur t’i përgjigjet duke publikuar një foto ku shfaqet së bashku me mikeshën e saj, Afërdita Dreshaj, të cilën e ka shoqëruar me një fjalë të vetme: “Joooo”.

Një përgjigje kjo që duket sikur vjen nga të dyja vajzat njëherësh dhe me një bindje të plotë.