Era nuk është vetëm! Një tjetër artiste shqiptare do të këndojë në mes të Rusisë… – AlpeGossip
Era nuk është vetëm! Një tjetër artiste shqiptare do të këndojë në mes të Rusisë…

Era nuk është vetëm! Një tjetër artiste shqiptare do të këndojë në mes të Rusisë…

Këngëtarja Era Istrefi bëri krenarë gjithë shqiptarët pas pjesëmarrjes në bashkëpunimin më të rëndësishëm të karrierës së saj muzikore, në këngën “Live it Up”, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Ndërkohë që të gjithë jemi duke pritur performancën e saj “live” në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi, në datën 15 korrik, mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë përkrahë Erës.

Arilena Ara, e cila është një ndër këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun rus, nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar se do të këndojë në Moskë më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës 2018.