Si gjithmonë i sinqertë! Kë duan më shumë fansat Norën apo Robërtin? Ja si përgjigjet këngëtari – AlpeGossip
Si gjithmonë i sinqertë! Kë duan më shumë fansat Norën apo Robërtin? Ja si përgjigjet këngëtari

Si gjithmonë i sinqertë! Kë duan më shumë fansat Norën apo Robërtin? Ja si përgjigjet këngëtari

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Këngëtari simpatik ishte i ftuar sot në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku foli për jetën familjare dhe pasionin e tij për gatimin.

I pyetur në studio se kë duan më shumë fansat, atë apo Norën, Roberti dha një përgjgjie që na befasoi të gjithëve.

“Unë dhe Nora do të jemi së bashku deri sa vdekja do të na ndajë. Unë jam krenar dhe e them hapatzi që mua më njohin prej Norës, sidomos në Shqipëri.Padyshim që fansat njohin dhe duan më shumë Norën”, u shpreh pa hezitim Roberti.

Gjatë intervistës këngëtari zbuloi se është shumë i përkushtuar ndaj familjes dhe nuk e ka problem të bëjë punë të cilat meshkujt e tjerë i konsiderojnë si “punë femrash”.

“Me pazarin merrem gjithmonë unë. Nuk e kam problem që t’i ndërroj pampersin vajzës, apo edhe ta laj. Gjithashtu më pëlqen shumë edhe të gatuaj. Pastat i gatuaj gjithmonë unë”, u shpreh Roberti, duke i çmendur edhe më shumë vajzat, të cilat e adhurojnë për fizikun e tij perfekt.