Një ndër emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar, Turjan Hysko feston sot ditëlindjen.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Turin nëpërmjet postimeve, mesazhe që ai i ka publikuar në InstaStory.
Për të gjithë ata që janë kuriozë për të ditur sa vjeç është Turi, po ju bëjmë me dije se producenti i njohur mbushi sot 36 vite.
Kjo do të jetë një ndër ditëlindjen e tij më të bukura, pasi familja e tyre me Orinda Hutën pritet të zgjerohet me një bebush që është rrugës.
Kujtojmë se së fundmi Eljo dhe Turi kanë rrëfyer për “Revista Who” shumë gjëra nga jeta e tyre, duke nisur nga fëmijëria e deri në ditët e sotme kur nuk arrijnë ta ndajnë se cili merr “famë” nga njëri apo tjetri. Turi është vëllai më i madh dhe është shprehur se nuk e mendonte se do të bëhej shokë me Eljon ndonjëherë, duke qenë se kanë dhe 8 vite diferencë bashkë.
“Më parë nuk e kam menduar që mund të bëheshim shokë, pasi përveç diferencës disi të madhe në moshë, rrethanat që na erdhën në jetë më “detyruan” të merrja një pozicion pak autoritar kundrejt Eljos, ama me kalimin e kohës gjërat u zbutën, Eljo u rrit dhe tani mund ta them që jemi shokë!”, ka thënë Turi për “Who”. Ai ka shtuar se në fillim bëhej xheloz për Eljon, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan