VETËM NJË JAVË PAS LINDJES/ Elona Pitarka publikon FOTON: Ja sekreti për trupin perfekt – AlpeGossip
VETËM NJË JAVË PAS LINDJES/ Elona Pitarka publikon FOTON: Ja sekreti për trupin perfekt

VETËM NJË JAVË PAS LINDJES/ Elona Pitarka publikon FOTON: Ja sekreti për trupin perfekt

Para një jave aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, na ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë.

Eliona solli në jetë vogëlushen që gjatë gjithë kësaj kohe e ka thërritur me përkëdheli “Pupushe” dhe me siguri ndihet në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Aktorja publikoi një foto shumë të ëmbël teksa mbante në krahë të voglën e saj.

“Për cdo pranverë qeshin lulet, e mua ketë pranverë më qeshën sytë e tu.  GALA ALLIU 22 Mars 2021”, ka shkruar Eliona përkrah fotos së ëmbël.

Gjatë kësaj kohë, bukuroshja ka qenë shumë aktive me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku ka dhënë mjaft detaje nga jeta e saj pas lindjes së bebit.

Ndërkohë që ka kaluar vetëm 1 javë që nga dita kur ajo u bë nënë për herë të parë, aktorja ka treguar se është në një formë shumë të mirë trupore. Ajo ka publikuar pamjen e saj pas lindjes në InstaStory, krahas së cilës ka dhënë një mesazh për të gjitha gocat që të lindin në mënyrë natyrale.

“Gocaaa ja një arsye përse duhet të lindni vetë. Ka kaluar thjesht një javë”, ka shkruar Eliona.

Para pak ditësh aktorja zhvilloi një bisedë të shkurtër virtuale me ndjekësit. Të gjithë kanë qenë të interesuar për procesin e lindjes dhe Eliona nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet një më një.

Eliona zbuloi se ka bërë lindje natyrale pa epidural, sepse nuk ja ka sugjeruar as mamia që e ka ndjekur gjatë lindjes.