E fshehën deri në muajin e 6 shtatzëninë, Bes Kallaku tregon arsyen – AlpeGossip
E fshehën deri në muajin e 6 shtatzëninë, Bes Kallaku tregon arsyen

E fshehën deri në muajin e 6 shtatzëninë, Bes Kallaku tregon arsyen

Në muajin shkurt pushtoi mediat lajmi se Xhensila është shtatzënë por këngëtarja fillimisht e mohoi dhe vetëm një muaj më pas e dha vetë lajmin e ëmbël me një foto ku shkruante se ata do bëhen 3.

Xhensila ishte 6-muajshe shtatzënë kur konfirmoi lajmin e shtatzënisë dhe u komentua shumë fakti pse këngëtarja e mbajti të fshehtë.

I ftuar sot në “Një kat më lart” Besi ka zbuluar për herë të parë arsyen duke u shprehur se disa gjëra duhet të mbahen për vete dhe se 3,4 muajt e parë Xhensila ka pasur sikletet e veta si çdo femër shtatzënë.

“E mohuam se ka disa gjëra që mbahen për vete, nuk mund të dilnim që ditën e parë të thonim është shtatzënë. Plus dihet dihet që 3, 4 muajt e parë janë të sikletshëm për femrën”, u shpreh Besi.

Aktori tregoi gjithashtu se më fanatikë nga të dy për ta ruajtur lajmin sa më privat, ishte Xhensila./Xing.al