“Po si nuk ju vjen turp?”, Klaudia Pepa lë me gisht në gojë fansin që i kujtoi Albin – AlpeGossip
“Po si nuk ju vjen turp?”, Klaudia Pepa lë me gisht në gojë fansin që i kujtoi Albin

“Po si nuk ju vjen turp?”, Klaudia Pepa lë me gisht në gojë fansin që i kujtoi Albin

Ndonëse është bërë gati një vit nga ndarja e tyre, Klaudia Pepa dhe Albi Nako sërish mbeten ndër më të komentuarit në media e rrjete sociale, edhe pse rrugët e tyre kanë marrë drejtime të ndryshme.

 

Ditën e sotme Klaudia postoi në Instagram një foto ku shfaqej plot stil e veshur me një xhaketë të verdhë teksa shkruante: “E dashuroj këtë ngjyrë”, shoqëruar me një emoji banane.

 

“Dashuro Albi Nakon që t’boni njeri jo bananen”, i komentonte një fans balerinës e cila nuk ja përtoi përgjigjen.

 

“Po si nuk ju vjen turp që flisni kështu? Njeri më ka bërë familje ime në radhë të pare pastaj Albi ka pjesën e vet me profesion. Mëso te shkruash me logjikë”, i shkruajti Klaudia.

 

Pas replikës së balerinës fansi e ka fshirë menjëherë komentin e tij.