Modelja shqiptare Arbenita Ismajli është bërë shumë e njohur për publikun që pas lidhjes me reperin Fero. Ajo ka qenë në vëmendje të mediave këto kohë jo vetëm për jetën private, por edhe për punën si modele.
Arbenita është një ndër modelet më të kërkuara jashtë vendit dhe vazhdimisht publikon në profilin e saj setet e ndryshme fotografike, ku përherë tërheq vëmendjen me pamjen e kuruar deri në detaj dhe format perfekte.
Mirëpo, së fundmi bukuroshja shqiptare ka shkrirë së qeshuri gjithë ndjekësit e saj shqiptar pasi nëpërmjet një videoje tregon se po u mëson se si të hanë fara të huajve.
“Duke i mësuar si të hanë fara”, ka shkruar Arbenita pranë videos ku shihet teksa u tregon të pranishmëve si të hanë fara, një zakon ky shumë i përdorur nga shqiptarët.