Lori Hoxha e veshi e para/ Chiara Ferragni dhe Irina Shayk nuk i rezistojnë dot (FOTO) - AlpeGossip
Lori Hoxha e veshi e para/ Chiara Ferragni dhe Irina Shayk nuk i rezistojnë dot (FOTO)

Lori Hoxha e veshi e para/ Chiara Ferragni dhe Irina Shayk nuk i rezistojnë dot (FOTO)

Ky fustan qenka magjik sepse pasi e veshi Lori Hoxha as dy vajza të tjera mjaft të njohura të showbiz-it nuk mundën t’i rezistonin dot.

Dhe sigurisht nuk mund t’i vëmë faj, madje i kuptojmë plotësisht.

Elegant, me efekt shkëlqyes për shkak të teminave gold, fustani i markës Versace, është me të vërtetë tundues për mos t’u veshur.

Fillimisht, ishte trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ajo që zgjodhi ta veshë këtë fustan për ditëlindjen e saj, vitin e kaluar. Super stylish, elegante dhe nën efektin e shkëlqimit, ikona e stilit nuk gaboi edhe këtë herë me zgjedhjen e saj.

Më pas, ishte blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni, e cila zgjodhi këtë fustan të Versace-s, për të festuar në një nga mbrëmjet në Ibiza, pak përpara ceremonisë madhështore të dasmës në Siçili.

Ndërsa tani, është radha e supermodeles Irina Shayk! Protagonistja absolute e pasarelave, në metropolet e botës, zgjodhi të njëjtin fustan(por në versionin e gjatë) për t’u shfaqur në eventin e modës “Daily Front Row Fashion Media Awards”!