Pasi u puth dhe u prek në zonën intime me modelen/ Këngëtarja shqiptare tregon përse e bëri këtë (VIDEO) – AlpeGossip
Pasi u puth dhe u prek në zonën intime me modelen/ Këngëtarja shqiptare tregon përse e bëri këtë (VIDEO)

Pasi u puth dhe u prek në zonën intime me modelen/ Këngëtarja shqiptare tregon përse e bëri këtë (VIDEO)

Pas pjesëmarrjes në Eurovizion dy vite më parë dhe pas një mungese të gjatë në tregun muzikor Linda Halimi u rikthye pak ditë më parë me një klip tejet të nxehtë. Kënga titullohet “Murda” dhe pritet të ketë një sukses të madh ndërkombëtar.

Linda shfaqet në këtë klip duke u puthur e duke u prekur në pjesët intime me një modele bionde. Pikërisht këto skena kanë shkakuar shumë polemika dhe janë komentuar gjerësisht edhe në media.

Pas kritikave të shumta që mori në lidhje me këto skena, në një intervistë për “Panorama Plus”, Linda ka treguar se zgjodhi një prezantim të tillë në klipin e saj, thjesht sepse donte të provonte diçka të re.

“Thjesht sepse doja të provoja diçka të re. Në jetë ne rritemi, zhvillohemi, eksperimentojmë, provojmë gjëra të reja. Sepse do të ishte monotoni e madhe nëse do të bënim të njëjtat gjëra gjithmonë. Dhe unë jam e bekuar që çdo ditë kam mundësinë të bëj gjëra të reja”,- ka thënë ajo duke qeshur.

Në këtë intervistë Linda ka treguar se kjo këngë është një sensibilizim për komunitetin “LGBT”.