NGA PARAGJYKIMET E DERI TEK VËSHTIRËSITË GJATË SHTATZËNISË/ Flet Elita Rudi: U shtrova menjëherë në spital… – AlpeGossip
NGA PARAGJYKIMET E DERI TEK VËSHTIRËSITË GJATË SHTATZËNISË/ Flet Elita Rudi: U shtrova menjëherë në spital…

NGA PARAGJYKIMET E DERI TEK VËSHTIRËSITË GJATË SHTATZËNISË/ Flet Elita Rudi: U shtrova menjëherë në spital…

Në fillim të këtij muaji, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Bota!

Sapo lindi, Bota u bë me një llogari personale në Instagram dhe prindërit e saj nuk ngurruan të na e tregojnë menjëherë portretin e të voglës.

Mirëpo, emri super i veçantë i bebushes, të cilin ia paska zgjedhur Gjiko, është paragjykuar shumë nga publiku, siç tregon vetë Elita. Ndaj, ajo ka një pyetje për ndjekësit e saj:

“I kisha pyt ata që paragjykojnë pse është e pranueshme emrin Ylli, Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli, etj. e jo Bota?”- shkruan ajo.

Elita tregoi se e lindi të bijën me operacion, pasi doktori nuk ia lejoi një lindje natyrale dy vite pas operacionit të lindjes së Zërit. Por pse edhe djalin e lindi me operacion? Elita tregon:

“Sepse isha 40 javëshe dhe shkova për kontroll e kuptuam që Zëri kishte mbet komplet pa ujë. U shtrova menjëherë në spital për të provuar për shtatzëni normale, por nuk pata sukses.”- shkruan ajo.

Por, kur u çua në këmbë pasi lindi? Menjëherë, sepse detyra si nënë dhe si bashkëshorte e thërriste.

“Menjëherë sepse kur u ktheva nga spitali Zëri ishte shumë i sëmurë me temperaturë dhe kollë. Të njëjtin virus e mori dhe Asdreni. Nana Eli u desht me marrë situatën nën kontroll për familjen.”- shkruan Elita.

Elita ka rrëfyer se ka shtuar diku tek 18 kilogram nga shtatzënia dhe ende s’e ndjen veten gati të rikthehet në ekran.

Duket se ajo ka vendosur t’i përkushtohet familjes së saj, e cila tashmë është më e bekuara!