NË DITË JO SHUMË TË MIRA/ Fifi tregon terapinë e saj të adrenalinës (FOTO) – AlpeGossip
NË DITË JO SHUMË TË MIRA/ Fifi tregon terapinë e saj të adrenalinës (FOTO)

NË DITË JO SHUMË TË MIRA/ Fifi tregon terapinë e saj të adrenalinës (FOTO)

Është e kotë të thuhet se Fifi është një nga personazhet më në zë të momentit: super kënga e “Kënga Magjike”, paraqitjet e mira çdo të shtunë në “Shiko kush Luan” dhe pjesëmarrja në club-et e muzikës live në fundjava, i kanë dhënë këngëtares gjithë vëmendjen e publikut.

Nga ana tjetër Fifi është një nga ato personazhe që nuk kursehet të flasë troç dhe tregon shumë nga vetja edhe nëpërmjet Instagramit. Këtë ka bërë pikërisht mbrëmjen e djeshme, ku i ka treguar të gjithve se çfarë bën sa herë është e mërzitur apo nuk ka kaluar një ditë shumë të qetë.

Formula është e tillë: një makinë, një rrugë për tu eksploruar dhe muzikë e mirë në sfond, njëra prej të cilave ka qenë “Jam bërë sit ti” nga Jonida Maliqi.

Po ju çfarë prisni? Provojeni njëherë “terapinë” e Fifit, e sigurtë që funksionon.